Procedura për transferimin e mjeteve nga kredia hungareze tashmë ka përfunduar dhe sot pritet që të kalojnë në llogarinë e Bankës Popullore, ndërsa nesër do të kalojnë në Buxhet, tha ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska.

“Departamenti i Ministrisë së Financave më njoftoi se gjithçka është gati dhe pres që mjetet të kalojnë në llogarinë në Bankën Popullore dhe më pas të drejtohen në komuna dhe kompani. Tashmë janë përzgjedhur projektet komunale që do të financohen nga fondet. Shuma e kërkuar nga komunat për realizimin e projekteve të tyre ishte më e madhe dhe ishte e rëndësishme që ato të ishin në fazën përfundimtare që edhe ato të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik”, tha Dimitrieska-Koçoska.

Ajo njoftoi se tashmë ka filluar procedura për tërheqjen e këstit të dytë të kredisë, e cila do të përdoret për shlyerjen e eurobondit të skaduar në janar 2025./Telegrafi/

Dimitrieska Koçoska: Paratë nga kredia hungareze sot pritet të kalojnë në llogarinë e Bankës Popullore appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version