
Stabiliteti makroekonomik, mjedisi i parashikueshëm i biznesit, politikat tatimore të bazuara në tatimin e sheshtë dhe partneritetin ndërmjet Qeverisë dhe kompanive në realizimin e projekteve të tyre investuese, theksoi ministrja e Financave të RMV-së, Gordana Dimitrieska-Koçoska para investitorëve gjermanë në Asamblenë e Përgjithshëm të Lidhjes së Biznesit Maqedoni-Gjermani që po mbahet në Shkup.
“Politikat që zbatojmë, synojnë ruajtjen e stabilitetit makroekonomik. Prioritetet tona përcaktohen nga Buxheti dhe Strategjia fiskale, me ç’rast ndër të tjera kanë të bëjnë me rikthimin e besimit tek institucionet, nëpërmjet përforcimit të sigurisë, luftës efektive kundër korrupsionit dhe krimit, pavarësisë së gjyqësorit dhe garantimit të sundimit të ligjit, rigjallërimit ekonomik të vendit nëpërmjet avancimit të tranzicionit energjetik, nxitjes së ciklit të fortë të rritjes ekonomike, financave publike të qëndrueshme, përmirësimit të infrastrukturës së përgjithshme të transportit, rritjes së standardit të jetesës dhe jete më cilësore për të gjithë; përmirësimi gjithëpërfshirës i cilësisë, infrastrukturës dhe qasjes në arsim, krijimi i shoqërisë të bazuar në dije dhe përballja me sukses të sfidave bashkëkohore, si dhe krijimi i administratës publike profesionale dhe efikase, zhvillimi i ekonomisë dixhitale, zhvillimi i sektorit të TIK-ut, zhvillimi i inteligjencës artificiale, inovacionet dhe ekosistemi startup”, theksoi ministrja, duke shtuar se përpjekjet e bëra nga Qeveria u njohën nga ivestitorët e huaj me ç’rast vitin e kaluar janë realizuar 1.255 miliardë euro nga investitorët e huaj.
Ajo theksoi se ky trend pritet të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme dhe se mesazhi më i mirë që një investitor i ardhshëm mund të marrë për të investuar në vendin tonë është dëshmia e investitorit që tashmë ka investuar.
Nga Ministria e Financave theksojnë se Koçoska potencoi se prioritet kryesor i Qeverisë është ekonomia dhe realizimi i normave më të larta të rritjes ekonomike dhe se Gjermania ka rëndësi të veçantë për ekonominë tonë, si partneri më i rëndësishëm tregtar, por edhe përmes investimeve të huaja direkte të realizuara, ku vitin e kaluar arritën mbi 200 milionë euro.
Dimitrieska-Koçoska para investitorëve gjermanë: Qeveria e RMV-së siguron stabilitet, parashikueshmëri dhe partnerit në realizimin e planeve investuese appeared first on Telegrafi.