Buxheti i vitit të ardhshëm është në fazë përpilimi dhe në të do të parashikohet vazhdim i disa investimeve kapitale. Këtë e bëri të ditur ministrja e Financave Gordana Dimitrieska Koçoska në intervistë për Alsat. Ajo theksoi se në buxhet parashihet rritja e premtuar e pensioneve por edhe rritje e pagave në sektorin e arsimit dhe të shëndetësisë.
“Mbështetja për infrastrukturën mbetet edhe më tej, për investime. Këtu janë investimet që duhet ti realizojë Behtel dhe Enka. Po ashtu projekti 250 milion euro për komunat që do të vazhdojë edhe vitin e ardhshëm. Kemi edhe disa investime në dixhitalizim, arsim dhe shëndetësi duke mos përjashtuar asnjë. Dhe sigurisht atë që u premtuam pensionistëve është paraparë në kuadër të buxhetit. Ajo që bëjmë përpjekje është që të sigurojmë mjete për rritjen e pagave në arsimin fillor dhe të mesëm dhe për nëpunësit shëndetësor”, deklaroi Gordana Dimitrieska Koçoska, ministre e Financave.
Sa takon përplasjeve politike brenda koalicionit rreth eurointegrimit, ministrja tha se secili ka të drejtë të ketë mendimet e tij. Megjithatë Dimitrieska Koçoska nuk sheh rrezik për largimin e VLEN-it nga qeveria, ftesë të cilën ja bëri Fronti Evropian.
Pyetje: Keni qëndrime të ndryshme me VLEN-in në lidhje me ndryshimet kushtetuese. Ata thonë se do të bëjnë gjithçka që ndryshimet kushtetuese të bëhen deri në fund të vitit megjithatë OBRM-PDUKM-ja nuk lidhet me afate dhe thonë se janë të interesuar të ulen me Bullgarinë. A ekziston mundësia ose a keni shpresa se pas formimit të një qeverie politike në Bullgari pas zgjedhjeve, do të ketë më shumë hapësirë për bisedime?”, tha Gordana Dimitrieska Koçoska, ministre e Financave.
“Sa u takon bisedimeve, ne si qeveri jemi gjithmonë të gatshëm të bisedojmë. Sa u takon mendimeve të ndryshme, secili ka të drejtë të ketë mendimin e tij por e rëndësishme është në fund se çfarë vendim bashkërisht. Unë si ministre e financave kam pasur mendim të ndryshëm sa i takon ngrirjes së çmimeve në raport me ministrat e tjerë. Megjithatë kur sillet vendimi, e sjellim bashkë dhe unë e pranoj si të tillë.” /Alsat/
Dimitrieska-Koçoska: Në buxhetin e vitit të ardhshëm parashihet edhe rritja e rrogave në arsimin fillor, të mesëm dhe në shëndetësi appeared first on Telegrafi.