Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska pyeti se pse qeveria e kaluar nuk ka nisur realizimin e rrugëve Shkup-Bllacë dhe Bukojçan-Kërçovë, marrë parasysh se ka pasur mjete financiare të alokuara për këto projekte.

Dimitrieska-Koçoska tha se qeveria e kaluar nuk ka pasur aspak interes për investime kapitale, përcjell TV21.

“Dhe të mos harrojë, për atë që jam shokuar shumë ditëve të fundit ishte se kemi mjete të miratuara për ndërtimin e Shkup-Bllacë dhe Bukojçan-Kërçovë, janë kredi të ndryshme nga projekti i tanishëm për Korridoret 8 dhe 10, të miratuara që nga viti 2021. ]

Tani parashtrohet pyetja pse nuk kanë nisur me realizimin e atyre projekteve. Kush është fajtor për këtë, paratë janë miratuar. Një është nga Banka Europiane e Investimeve dhe tjetra më duket nga BERZH. Dmth dy projekte. 3-4 vjet më parë të miratuara në bashkëpunim me qeverinë e kaluar, kjo vetëm tregon se kjo nuk ka pasur asnjë interes për investime kapitale”, tha mes tjerash Koçoska.

 

Dimitrieska-Koçoska: Kishte para të miratuara për rrugët Shkup-Bllacë dhe Bukojçan-Kërçovë, pse qeveria e kaluar nuk nisi realizimin appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version