Një zjarri ka përfshirë deponinë e egër në Kërçovë, e cila është krijuar nga Komuna dhe NP Higjiena – Kërçovë.

Siç njoftoi kryetari i Komunës së Kërçovës Fatmir Dehari zjarri është shkaktuar nga disa persona të papërgjegjshëm mbi lokacionin grumbullues për transport dhe selektim të hedhurinave.

“Shpreh keqardhje për shqetësimin që u krijua nga zjarri i shkaktuar sot nga persona të papërgjegjshëm mbi lokacionin grumbullues për transport dhe selektim të hedhurinave. Shkaktarët, sipas të gjitha rrethanave qëllimshëm kanë depërtuar në vendin e hedhurinave duke i shmangur edhe kamerat e sigurisë dhe kanë vendosur zjarr mbi makinën e re të vendosur për ballimin dhe selektimin e mbeturinave.

Kjo tregon qartë se deri ku kulmon vandalizmi i urdhëruesit dhe zbatuesit të këtyre kryerësve të pandërgjegjshëm. Me përpjekje mbinjerëzore të zjarrfikësve tanë, punëtorëve te NP “Komunalec”, si dhe disa kompanive private, arritëm t’a lokalizojme zjarrin, dhe do të vazhdojmë edhe gjatë natës për të shmangur rrezikun”, ka shkruar Dehari.

Dehari theksoi se në situata të tilla presin solidarizim me të gjithë dhe jo ndarësi siç po bëjnë disa parti politike.

Digjet një deponi në Kërçovë, zjarri është shkaktuar nga disa persona të papërgjegjshëm appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version