
Njësia territoriale kundër zjarreve në Gostivar, mbrëme pas mesnate ka intervenuar në një objekt të kapluar nga zjarri në Negotinë (Komuna e Vrapçishtit).
“Bëhet fjalë për një magazinë për prodhimin e poliesterit e përbërë nga tre objekte, dy prej të cilave janë djegur plotësisht, ndërsa i treti pjesërisht” njofton Qendra për Menaxhim me Krizat.
Në ndihmë të zjarrfikësve të Gostivarit kanë ardhur edhe zjarrfikës nga Tetova, të cilët kanë intervenuar deri në orën 04:00.
“Shërbimi i Emergjencave nga Gostivari njofton se një zjarrfikës gjatë intervenimit ka rënë nga shkallët dhe ka pësuar lëndime, për çka është dërguar në spitalin e Gostivarit. Zjarri është lokalizuar në orën 05:30, por ende ka prush dhe tym. Për këtë shkak zjarrfikësit janë ende në terren”, njofton QMK.
Digjet depoja e poliesterit në Negotinë appeared first on Telegrafi.