Dukuria e migrimit masiv shkakton probleme dhe trauma në të gjithë sferat e jetës në Dibër dhe rajon. Ulet numri i nxënësve, ulet krahu i punës, por ulet edhe numri i fëmijëve meqë vendimet që marrin familjet për të braktisë Dibrën, marrin biletë për një drejtim për të gjithë anëtarët. Migrimi ka goditur edhe fëmijët të cilët janë në listën e vaksinimeve.

Të dhënat të Njësisë për vaksinim pranë Spitalit të Përgjithshëm në Dibër thonë se vetëm në vitin 2023 kanë kërkuar çregjistrim nga sistemi i vaksinimit diçka më shumë se 150 fëmijë. Burimi i njëjtë potencon se bëhet fjalë për fëmijë të moshave 0-18 vjeç kur edhe vaksinimet janë të domosdoshme.

Sipas të dhënave që morëm në njësinë për vaksinim në Dibër, dukuria është prezente vite me radhë. Motra kryesore medicinale e kësaj njësie Gjuner Pocesta, informoi se problemi i fëmijëve që çregjistrohen nga sistemi nga ana e prindërve është i madh. Qëndron fakti se në Dibër dhe Qendër Zhupë ka një vaksinim me përqindje të lartë që arrin deri në 95 për qind, por afro pesë për qind janë pikërisht fëmijët të cilët me familjet e tyre braktisin Dibrën dhe udhëtojnë drejt shteteve të tjera. Sipas të dhënave të kësaj njësie vetëm në vitin 2023 janë çregjistruar diçka më shumë se 150 fëmijë.

“Janë fëmijë të moshave nga 0 deri në 18 vjeç që do të thotë mes tyre një numër i madhë janë edhe nxënës si të shkollave fillore ashtu edhe të mesme”, thotë Pocesta dhe shton se ka një rritje të çregjistrimeve për vaksinim në krahasim me një vit më parë, respektivisht në vitin 2023, kur numri i çregjistrimeve ka qenë 127. “Ne si institucion pa marrë parasysh migrimin pas kërkesës së prindërve u japim edhe librezë me të dhënat e vaksinimeve që janë bë tek ne”, potencon ajo.

Përgjegjësi i njësisë për vaksinim dr. Spec Lulzim Strikçani për gazetën KOHA thotë se dukuria në fjalë daton qysh para dhjet viteve. Migrimi s’ka të ndalur, thotë ai dhe shton se pas vendimit që marrin prindërit për migrim dhe bëjnë kërkesa për marrjen edhe të të dhënave për vaksinimin, institucioni shëndetësor ua jep ata të dhëna, meqë ata u kërkohen në shtete ku ata kanë gjetur shtëpinë e dytë.

“Ne jemi krenar që Dibra në përqindje ka një vaksinim shumë të lartë por potencojmë se dukuria e migrimit nga viti në vit është më se shqetësuese”, thotë dr Strikçani. Të theksojmë se gjatë vitit që kaloi përqindja e vaksinimit të fëmijëve në komunat Dibër dhe Qendër Zhupë ka qenë 95 për qind kurse në krahasim me një vit më par respektivisht 2022 ka një rënie prej 2 për qind meqë atëherë numri i të vaksinuarve ka qenë mbi 97 për qind./Koha.mk/

Dibër, 150 fëmijë janë çregjistruar nga vaksinimi appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version