Në Çellopek të Komunës së Bervenicës, në rrethinë të Tetovës pasur të shtëna, ku kanë mbetur të vrarë dy persona dhe dy janë plagosur. Policia e Sektorit për punë të Brendshme (SPB) ka ndaluar personin që dyshohet për vrasjen e dyfishtë, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Sot nëpunës të SPB Tetovë, në Çellopek, e kanë ndaluar personin I.I të moshës rreth 60 vjeçare, duke vepruar në thirrjen e qytetarëve, pasi i njejti dyshohet se ka vrarë dy persona dhe një ka lënduar. I dyshuari gjithashtu është lënduar me plagë të armës së zjarrit. Në vend ka shkuar policia e Tetovës dhe kanë siguruar vendin e ngjarjes, ku edhe do të sigurohen kushtet për hetuesinë për të hetuar në tërësi ngjarjen” i tha Telegrafit në Maqedoni, Marjan Josifovski, zëdhënës i Sektorit për punë të Brendshme në Tetovë.

Në vendin e ngjarjes shihen forca të shtuara të policisë dhe ekipe të Ndihmës së Shpejtë. Për të plagosurit është ofruar ndihma e parë mjekësore.

Lexo po ashtu
Të shtëna në Çellopek të Tetovës, ka edhe viktima

Çellopeku është fshat i Komunës së Bërvenicës, komunë kjo në periferi të Tetovës. /Telegrafi/

Detaje zyrtare për vrasjen e dyfishtë në Çellopek të Tetovës appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version