Rastet e dhunës në familje i kanë paraprirë vrasjes së dyfishtë në Kratovë. Prej disa vitesh ka pasur disa denoncime nga 36-vjeçarja V.I., e cila tashmë dyshohet se ka vrarë me sende të mprehta bashkëshortin dhe vjehrrin. Ajo ka bërë denoncime, por edhe kundër saj. Vrasja është kryer me thikë.
MPB njofton se policët në Kratovë kanë arrestuar mbrëmjen e djeshme një grua 36-vjeçare, e cila dyshohet se ka vrarë me mjet të mprehtë bashkëshortin dhe vjehrrin e saj.
“Me datë 13.06.2024, në ora 22:08, zyrtarët policorë të SPB Kratovë kanë privuar nga liria V.I.(36) nga Kratovë. Ajo dyshon se në shtëpinë e familjes në Kratovë ka sulmuar bashkëshortin e saj J.I (38) dhe babain e tij S.I.(63), të cilët kanë ndërruar jetë. Sipas udhëzimeve të prokurorit publik, trupat e të ndjerit janë dorëzuar për obduksion”, njofton MPB.
Gruaja është arrestuar dhe mbajtur në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj saj do të bëhet kallëzimi përkatës.
Detaje nga vrasja e dyfishtë në Kratovë: Përfundimi tragjik shkaktoi dhunë në familje prej vitesh appeared first on Telegrafi.