Ministria e Punëve të Brendshme ka dalë me detajet më të fundit për rastin e kërcënimit verbal ndaj kryetarit të Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiut nga një person i cili më pas është plagosur pas një zënke më një person tjetër.

Lexo edhe:

https://telegrafi.com/mbetet-lenduar-nje-qytetar-cili-paraprakisht-sulmoi-verbalisht-blerim-sejdiun/

Nga MPB kanë përshkruar rastin kronologjikisht, duke theksuar se sulmuesi F.B paraprakisht ka pasur sulme verbale ndaj personave të tjerë, përfshirë dhe Sejdiun, teksa më pas është therur me thikë nga personi O.I dhe është dërguar në spitalin Klinik të Tetovës për t’i dhënë ndihmë mjekësore.

Lexo edhe:

https://telegrafi.com/pas-incidentit-sejdiu-nuk-eshte-plagosur-ne-pranine-time-e-qe-kemi-pasur-problem-te/

Njoftimi i plotë:

“Sot (30.08.2024) në orën 14:15 O.I. (36) nga fshati Strimnicë i Tetovës, vetë është paraqitur në Departamentin e Policisë Grupçin pasi e ka therur FB me një mjet të mprehtë në një restorant në fshatin Strimnicë. (33) nga fshati Strimnicë. F.B. është transferuar në Spitalin klinik të Tetovës për ndihmë mjekësore. Sipas asaj që është raportuar në SPB Tetovë, më herët, rreth orës 13:35, në oborrin e xhamisë në fshatin Strimnicë, FB ka sulmuar verbalisht BS. (34), kryetar i Komunës së Zhelinës dhe ka sulmuar fizikisht I.I., babain e O.I., pas së cilës i njëjti ka ikur. Rreth orës 14, sipas raportimit, F.B. ka ardhur në objektin hotelierik ku ndodhej O.I, pas së cilës ka pasur një debat dhe O.I. i ka shkaktuar plagë me thikë F.B. MPB Tetovë në koordinim me prokurorin publik nga OJO Tetovë po ndërmerren masa dhe aktivitete për zbardhjen e plotë të rastit”, thuhet në njoftim.

Për personin F.B, Sejdiu deklaroi se nuk ka pasur kurrë probleme me të pasi siç deklaroi ai i njejti ka pasur probleme psikologjike. /Telegrafi

Detaje nga incidenti në Strimnicë të Tetovës appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version