Kuvendi në kuadër të vazhdimit të sotëm të seancës së 135-të, me 63 vota “për”, pa vota “kundër” dhe me 25 vota “abstenime” e miratoi Buxhetin për vitin 2024, i cili është në shumë të përgjithshme prej 5.5 miliardë euro. Njëzëri me 87 vota “pro” Kuvendi e miratoi Ligjin për ekzekutimin e buxhetit.
Të ardhurat e përgjithshme në vitin 2024 janë planifikuar në nivel prej 310.1 miliardë denarë dhe janë për 10 për qind më të larta në krahasim me vitin 2023, derisa shpenzimet janë planifikuar në nivel prej 343.6 miliardë denarë ose rreth 5.8 për qind më të larta në krahasim me vitin 2023. Shpenzimet e përgjithshme janë planifikuar në nivel prej 343.6 miliardë denarë, për 5.8 për qind më të larta se në vitin 2023. Shpenzimet kapitale janë planifikuar në vlerë prej 45.2 miliardë denarë.
Pritet një rritje prej dy për qind të numrit të të punësuarve. Për paga janë parashikuar 41.2 miliardë denarë, për mallra dhe shërbime janë planifikuar 25.3 miliardë denarë, për transfere rrjedhëse dhe subvencione 215.3 miliardë denarë. Për transferet sociale janë planifikuar 161.1 miliardë denarë, prej të cilave për pagesë të pensioneve 83.6 miliardë denarë, për komensime për mbrojtje sociale për shtresat më të rreikuara të popullatës rreth 13.2 miliardë denarë.
Deficiti i parashikuar për vitin 2024 në vlerë prej 33.5 miliardë denarë si dhe shlyerja e borxhit në vlerë prej 45 miliardë denarë, prej të cilëve borxh i jashtëm në vlerë prej 26.4 miliardë denarë dhe borxh i brendshëm në vlerë prej 18.6 miliardë denarë, do të financohet nëpërmjet huamarrjes së brendshme dhe të jashtme.
Kontribut më të madh ndaj rritjes në vitin 2024 pritet ta kenë investimet bruto me një rritje prej 8.4 për qind, para së gjithash, si rezultat i intensifikimit të realizimit të projekteve të mëdha infrastrukturore të financuara nga shteti në korridoret 8 dhe 10, të shoqëruar me masat dhe aktivitetet për realizim më të madh të investimeve kapitale të parapara me Planin për rritje të përshpejtuar ekonomike.
Pritet rritje e mëtejshme e konsumit, me rritje edhe në konsumin privat ashtu edhe në atë publik. Konsumi privat pritet të shënojë një rritje reale prej 3.1 për qind në vitin 2024, në kushte të uljes së presioneve inflacioniste, rritjes së mëtejshme reale të pagave dhe punësimit, rritjes së kredisë dhe mbajtjes në nivel solid të remitancave nga jashtë. Pritet rritje mesatare e konsumit publik prej një për qind, ndërsa inflacioni të stabilizohet në 3.6 për qind në kushte të mbajtjes të një niveli të qëndrueshëm të çmimeve të energjisë dhe ushqimit në tregjet ndërkombëtare, si dhe ngadalësim të mëtejshëm të inflacionit bazë.
Deputetët në Kuvendin e RMV-së miratuan buxhetin për vitin 2024 appeared first on Telegrafi.