Drejtori i Institucionit publik “Parku Kombëtar Mali Sharr” Ibrahim Dehari, sot në konferencë për shtyp ka akuzuar disa komuna për ndotje të ambientit në Malin Sharr.

Ai i përmendi komunat që janë pjesë e parkut kombëtar dhe të cilat nuk mbledhin mbeturinat ditore nga disa fshatra, njofton Telegrafi Maqedoni.

Dehari tha se kanë dorëzuar kërkesë në Komunën e Tetovës që të mbledh mbeturinat ditore në disa fshatra të malësisë, por shtoi se ende nuk kanë marrë përgjigje.

“Problemi me mbeturinat është i kahmotshëm dhe është prezent në të gjitha komunat që funksionojnë në kuadër të Parkut Kombëtar, duke filluar nga Jegunovca, Tearca, Tetova, Bogovina, Vrapçishti, Gostivari dhe Mavrova. Në Malin Sharr ka deponi të cilat kanë mbeturina ditore, mbeturina të mbetjeve urbane dhe mneturina të mobiljerive të ndryshme.

“I kemi pastruar disa herë, por të njëjtat vazhdojnë të hudhen dhe kthehen në deponi. Problemi është me komunat që nuk grumbullojnë mbeturinat ditore në disa prej fshatrave. Apelojmë tek komunat që në formë të organizuar të bëjnë grumbullimin e mbeturinave ditore, që të parandalojmë ndotjen e natyrës dhe lumenjve”, tha Dehari.

Ndërkohë nga Komuna e Tetovës thonë se kompetencat për pastrimin e mbeturinave në Malin Sharr i kanë Ministria e Ekologjisë dhe “Parku Kombëtar”.

“Për pastrimin e deponive që gjendjen në Malin Sharr kompetencat i ka Ministria e Ekologjisë dhe vetë drejtoria e Parkut Kombëtar. Komuna e Tetovës ka për detyrë pastrimin e mbeturinave në komunë dhe fshatrave përreth”, tha zëdhënësja e Komunës së Tetovës./Telegrafi/

Deponitë në Malin Sharr, përplasje në mes “Parkut kombëtar” dhe Komunës së Tetovës appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version