Ura mbi Lumin Shkumbin që ndodhet në rrugën Industriale në Tetovë është dëmtuar dhe një pjesë e saj është rrënuar. Është rrënuar edhe mburoja prej metali dhe mburoja prej betoni. Sipas informacioneve, ura është dëmtuar nga një aksident trafiku që ka ndodhur disa ditë më parë. Dëmi i shkaktuar është në pjesën e mburojës prej metali vetëm në një njërën e urës por megjithatë është evidente se rreziku ekziston që nga pakujdesia të ndodhin edhe aksidente tjera. Dëmtimi urës në këtë pjesë të Tetovës që ka ndodhur këtyre ditëve ka vënë në pikëpyetje edhe sigurinë në këtë rrugë.
“Komandanti i Njësisë Kundër Zjarrit në Tetovë Avni Ahmeti, ka deklaruar se do të ndërmerren masa për sanimin e këtij dëmi dhe javën tjetër do të fillojë riparimi i urës. “Nga informacionet që i kemi, ura është dëmtuar si pasojë e një aksidenti të trafikut rrugor që ka ndodhur ditë më parë. Është alë në vendngjarje dhe është vendosur që të fillojnë punimet javën e ardhshme që të sanohet dëmi. Komuna e Tetovës në bashkëpunim me institucionet relevante ka vendosur që vet të bëjë rregullimin e së njëjtës dhe shpresojmë sa më shpejtë e njëjta të kthehet në gjendjen e mëparshme”, deklaroi komandanti i Njësisë Kundër Zjarrit në Tetovë, Avni Ahmeti.
Ndryshe, ura mbi Lumin Shkumbin që ndodhet në rrugën Industriale në Tetovë ka pësuar edhe dëmtime nga vërshimet e viteve të mëparshme dhe deri më tash nuk ndërhyrë aspak. Por, deri në rregullimin e së njëjtës, apelohet për më shumë kujdes nga vozitësit. “Është vendosur një shirit paralajmërues për vozitësit që të kenë kujdes kur qarkullojnë në këtë rrugë. Kjo për shkak që të mos rrezikohen edhe vozitësit sepse është dëmtuar mburoja që është vendosur për sigurinë e atyre që kalojnë me automjete. Poashtu apelojmë që vozitësit të jenë të kujdesshëm gjatë kësaj kohe sepse pa mburojë shumë lehtë mund të ndodh më e keqja”, theksoi Ameti.
Nga komuna e Tetovës kanë bërë të ditur se do të riparohet pjesa e dëmtuar por më pas do të duhet të shihet edhe gjendja e përgjithshme e kësaj ure sepse e njëjta ka pësuar dëme edhe në të kaluarën. Krahas kësaj, në këtë rrugë ka një frekuentim enorm gjatë tërë vitit të automjeteve pasi që është i vetmi bulevard funksional por siguria ka qenë gjithmonë në pikëpyetje. Megjithatë, krahas kësaj, ky blevard edhe pse është asfaltuar para disa viteve megjithatë në disa vende ka dëme të theksuara si pasojë e dëmtimit edhe të pusetave të kanalizimit. Edhe kjo është një problem që kohëve të fundit gjithnjë po shfaqet në këtë bulevard. (koha.mk)
Dëmtohet ura mbi Lumin Shkumbin në Tetovë appeared first on Telegrafi.