Ministri i Shëndetësisë, Ilir Demiri ështl takuar sot me kryetarët e Shoqatës për Fibrozë Cistike (SHFC), Aleksandar Stamboliski dhe Elmir Sejfullai, si dhe me anëtaren e Shoqatës, Ivana Atanasoska, ku kanë diskutuar për gjendjen e pacientëve me fibrozë cistike, për trajtimin dhe mjekimin me Trikafta, por edhe për hapat konkretë të radhës që duhet të ndërmerren për përmirësimin e jetës së këtij grupi pacientësh.
Demiri theksoi se Ministria dhe Shoqata kanë një bashkëpunim të suksesshëm që rezulton në cilësi më të mirë të jetës së pacientëve.
“Shoqata e Fibrozës Cistike është partneri ynë dhe së bashku vazhdojmë të punojmë për një gjendje më të mirë shëndetësore të pacientëve me fibrozë cistike. Jam krenar që funksioni i mushkërive të tyre është përmirësuar pas marrjes së terapisë. Trikafta deri më tani kanë marrë 32 pacientë dhe gradualisht të gjithë do të përfshihen në terapi. Besoj se së bashku mund të arrijmë shumë, në Ministrinë e Shëndetësisë keni një partner të sinqertë”, tha Demiri.
Kryetari i Shoqatës Stamboliski thekson në përmbledhjen e raportit se pacientët që i bashkohen terapisë Trikafta, jeta e tyre përmirësohet plotësisht .
“Në të gjitha këto procese, SHFC nuk harron dhe falenderon për rolin e Ministrisë përkatëse të Shëndetësisë, në të cilën shohim një mik për shëndetin e pacientëve – proces që duhet të vazhdojë dhe të përfshijë të gjithë për të cilët mjekësia do të thotë jetë.Kjo mund të konfirmohet vetëm me bashkëpunim korrekt dhe vazhdimësi institucionale, siç kemi vendosur në lidhje me: Shoqata e Fibrozës Cistike – Ministria e Shëndetësisë. Besojmë se angazhimet tona janë të ndërsjella me Ministrinë, sepse përkundër asaj që është arritur deri më tani, na presin detyra të reja serioze. Si pjesëmarrës i konfirmuar në bashkëpunimin e mirë me institucionin, vazhdojmë t’i adresojmë problemet, por edhe të ofrojmë zgjidhje adekuate me interes të përbashkët për pacientët”, thotë Stamboliski.
Demiri: Të gjithë pacientët me fibrozë cistike do të marrin terapi appeared first on Telegrafi.