Ministri i Shëndetësisë, Ilir Demiri, sot ka vizituar Klinikën Universitare për Kirurgji të Fëmijëve, nga ku është shprehur i kënaqur me investimet e bëra, që nënkuptojnë përmirësimin e kujdesit shëndetësor për pacientët më të vegjël, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.
“Vitin e kaluar nga mjetet vetanake të klinikës është blerë aparati laparoskopik më i avancuar në vlerë prej mbi 12 milionë denarë. Pajisja laparoskopike përbëhet nga monitor mjekësor me cilësi të lartë, video procesor shumë të specializuar, kamera me fokusim automatik të vazhdueshëm dhe imazhe fluoreshente.
Klinika Universitare për Kirurgjinë e Fëmijëve është e pajisur me staf të trajnuar për këtë lloj ndërhyrjeje dhe deri më tani janë kryer rreth 40 ndërhyrje laparoskopike në muaj. Me blerjen e kësaj pajisjeje moderne do të rritet numri i ndërhyrjeve dhe pritet që të kryhen mbi 800 në vit”, njofton Demiri.
Në takim, theksojnë nga atje, Demiri theksoi se në bashkëpunim të përbashkët me Ministrinë vazhdojnë aktivitetet për forcimin e kujdesit shëndetësor./Telegrafi/
Demiri: Me laparoskopin modern do të kryhen 800 ndërhyrje në vit në kirurgjinë pediatrike appeared first on Telegrafi.