Delegacioni i Bashkimit Evropian në Maqedoni ka njoftuar se po ndjek me shqetësim zhvillimet e fundit në lidhje me ofruesin kombëtar të shërbimeve të navigimit ajror, M-NAV. Ata kanë bërë të ditur se emërimet në M-NAV dhe shërbimet e ndërlidhura duhet të kryhen në përputhje me meritat, kualifikimet dhe përvojën, duke theksuar se ky rast duhet të trajtohet në bazë të vlerave dhe standardeve të institucioneve të tjera.

Delegacioni rikujtoi zotimin e shtetit për zbatimin e legjislacionit të Bashkimit Evropian lidhur me ofruesit e shërbimeve të navigimit ajror ANSP. Ata theksuan dispozitat që synojnë pavarësinë e ANSP nga shteti, sigurinë e personelit, kosto-efektivitetin, kapacitetin dhe objektivat mjedisore.

Delegacioni i BE-së kërkoi një hetim të shpejtë nga autoritetet shtetërore në lidhje me pretendimet për paragjykime në punësim në këto shërbime. Gjithashtu, ata shprehën pritshmërinë që Delegacioni i BE-së të intervenojë për të zgjidhur çështjen e dhunës ndaj personelit të M-NAV. /Telergafi/

Delegacioni i BE-së shpreh shqetësim për rastin në M-NAV appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version