Përderisa vazhdon “debati” për mundësinë e përdorimit të pasaportave të RMV-së që janë të vlefshme, por me emrin e vjetër, si dhe nëse ato mund të përdoren për të udhëtuar nëpër vendet e BE-së, nga Delegacioni i BE-së në Shkup thonë se njohja e dokumenteve të udhëtimit nga vendet e treta është përgjegjësi në vete e çdo shteti anëtar të Bashkimit Evropian.
“Është e rëndësishme që Maqedonia e Veriut të vazhdojë të respektojë marrëveshjet ndërkombëtare, përfshirë edhe obligimet që kanë të bëjnë me ndryshimin e pasaportave, që ka të bëjë me Marrëveshjen e Prespës.
Kujtojmë se pranimi i dokumenteve të udhëtimit nga vendet e treta është në kompetencë të çdo vendi anëtare të BE-së”, thonë nga Delegacioni i BE-së për “Sloboden Peçat”./Telegrafi/
Delegacioni i BE-së: Çdo anëtare e BE-së do të vendos vetë nëse i pranon pasaportat me emrin e vjetër të Maqedonisë appeared first on Telegrafi.