Qeveria është e gatshme që deri në mes të muajit të ardhshëm të nënshkruhen marrëveshjet kolektive me të cilat do të mundësohet pagesa në etapa e shtesës së pagës prej 30 për qind për të punësuarit në administratën shtetërore, përveç gjyqësorit. Këtë, siç deklaroi kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Administratës, Organeve të Jurisprudencës dhe Shoqatave të Qytetarëve (AOJSHQ), Tërpe Deanovski, e ka kumtuar kryeministri Hristian Mickoski sot në takimin në Qeveri me përfaqësuesit e sindikatave.

Sindikata e AOJSHQ në janar mbajti disa protesta duke kërkuar rritje për 30 për qind të shtesës së pagave në organet e administratës shtetërore. Pasi protestat u vunë në qetësi, siç bëri të ditur Deanovski u mbajtën pesë takime dhe është arritur marrëveshje.

“Kemi pasur një marrëveshje, kemi rënë dakord që t’i marrim ato 30 për qind rritje pagash në disa këste, nëse mund të them kështu, brenda katër viteve. Dhe përveç kësaj, e theksoj, një shtesë pagash, jo rritje rroge, të gjithë punonjësit në këto institucione që protestuan, duhet të marrin rregullim pagash çdo mars, qoftë me rritje të mesatares, qoftë me rritje të pagës minimale. Kryeministri sot na informoi se Qeveria është e gatshme të nënshkruajë marrëveshje kolektive deri në fillim ose në mes të majit, që do të thotë se çdo ministri, çdo organ i administratës shtetërore që nuk ka nënshkruar marrëveshje kolektive do ta nënshkruajë atë dhe kështu do të marrë rritjen e pagave që kërkuam me protestat e janarit. Fatkeqësisht, do të nënshkruajnë edhe disa sindikata të tjera, emrat e të cilëve nuk ua di askush, por ne jemi këtu për punëtorët, më vjen mirë që kryeministri dëgjoi se tashmë jemi pajtuar për një dinamikë të caktuar të gjërave dhe se punëtorët në administratën shtetërore, përkatësisht nëpunësit administrativë, më në fund do të fillojnë të dalin nga paga minimale”, deklaroi Deanoski pas takimit.

Në protestat në janar morën pjesë anëtarë të AOJSHQ nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, e Transformimit Digjital, e Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, e Drejtësisë, e Kulturës dhe Turizmit, e Ekonomisë dhe Punës, e Transportit, si dhe nga Enti Shtetëror i Statistikës dhe Arkivi Shtetëror.

Në fokus të mbledhjes së sotme në Qeveri ishte rritja e pagës minimale dhe zbatimi i marrëveshjeve kolektive, për të cilat përfaqësuesit e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë dhe Konfederatës së Sindikatave të Lira pas takimit dolën me akuza të ndërsjella dhe kërkesa kontradiktore.

 

Deanoski: Qeveria është e gatshme që deri në mes të majit të nënshkruhen marrëveshjet kolektive për shtesat e pagave appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version