Kryetari i Sindikatës së UPOZ-it, Trpe Deanoski sot informoi se greva e punëtorëve të FSSH-it është duke vazhduar në të gjitha njësitë rajonale dhe do të kryhen vetëm detyrat më urgjente të punës. Sipas tij, revolta tek punonjësit është e madhe, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Bëhuni këmbëngulës, disponimi është të shkojmë deri në fund, derisa vendimi i pagës të konfirmohet me pagën e dhjetorit. Ne kërkojmë vetëm që rrogat tona të mbeten si në dhjetor. Apelojmë Qeverinë që në seancën e nesërme të hapë pikë të rendit të ditës dhe ta shqyrtojë këtë kërkesë tonën”, tha sot Deanoski nga Fondi i Shëndetësorë.

Ai apelon që të mos gënjehet opinioni se nëse paguhen paga më të larta nuk do të ketë ilaç për qytetarët, siç tha Ministria e Financave.

“Opinioni nuk duhet të gënjehet sepse nuk i shkon një organi shtetëror të luajë me emocionet dhe të gënjejë se nuk ka para në Fondin e Shëndetësisë. Është institucion me buxhetin më të madh në vend, ndërsa FSSH-i gjithmonë ka para”, thotë Deanoski.

Nga Sindikata theksojnë se greva nuk do të ndërpritet, edhe me çmimin nëse punonjësit nuk marrin rrogë./Telegrafi/

Deanoski: Mos gënjeni se FSSH nuk ka para, është institucion me buxhetin më të madh appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version