Pas grevës së punonjësve të Prokurorisë së Shtetit dy ditë më parë, kryetari i Sindikatës së UPOZ-it, Trpe Deanoski, njoftoi se javën e ardhshme do të dalin në grevë edhe punëtorët e gjashtë ministrive dhe të Entit Shtetëror të Statistikës.

Deanoski tha për AIM-n se do të protestojnë punëtorët nga ministritë e kulturës, mjedisit jetësor, çështjeve evropiane, transformimit digjital, transportit dhe komunikacionit, ekonomisë dhe punës.

Ai njoftoi se të hënën zyrtarisht do të bëhet e ditur se kush do të marrë pjesë në protestë, pasi siç tha ai ka mundësi që të bashkohen edhe punonjës nga ministritë e tjera.

“Të hënën do të shpallim zyrtarisht se kush do të marrë pjesë në protestë. Deri më tani janë gjashtë ministri që do të protestojnë, dhe ato janë Ministria e Kulturës, Ministria e Mjedisit, Ministria e Çështjeve Evropiane, Ministria e Transformimit Digjital, Ministria e Transportit dhe Post-Telekomunikacionit, Ministria e Ekonomisë dhe Punës, si dhe punonjës të shtetit Enti i Statistikave. Kërkesat janë nënshkrimi i marrëveshjes kolektive, me të cilën punëtorët do të kenë rritje të pagave prej 30 për qind”, tha Deanoski./Telegrafi/

Deanoski: Javën e ardhshme do të protestojnë punëtorët nga gjashtë ministri dhe nga Enti Shtetëror i Statistikave appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version