Nazmi Dauti nga Komuna e Tetovës sot ka folur në lidhje me zjarrin që dje shpërtheu në hapësirat e objektit të komunës. Ai tha se zjarri ka shpërthyer në hapësirën ku është ruajtur materiali zgjedhor i zgjedhjeve lokale të vitit 2017 dhe 2021. Dauti theksoi se ende nuk e dijnë se çfarë saktësisht është djegur nga zjarri.

“Është e rregulluar me Kodin Zgjedhor që materiali zgjedhor i zgjedhjeve lokale të ruhet në komunat përkatëse, ne në atë hapësirë kemi pasur materialin zgjedhor të zgjedhjeve të vitit 2017 dhe 2021. Pas marrjes së informacionit për zjarr, në terren dolën menjëherë kryetari dhe organet tjera. Tani është punë e tyre të konstatojnë nga ka ardhur ky zjarr dhe nëse ka përgjegjës të dalin para drejtësisë”, tha Dauti.

“Jo nuk ndikon në procesverbalet, por i gjithë materiali zgjedhore që duhet të ruhet për një periudhë të caktuar, normalisht që aty janë edhe procesverbalet finale të vendvotimeve, dmth ruhen në objektin e komunës dhe ende deri në këtë moment nuk kemi konstatuar se cili material është djegur dhe çfarë është ende ekzistues.Pas hetimeve nga organet kompetente do të japim informacione tjera”, tha Nazmi Dauti nga Komuna e Tetovës./Telegrafi/

 

Dauti për zjarrin në Komunën e Tetovës: Është djegur materiali zgjedhor, nuk i dijmë shkaktarët appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version