Përderisa vazhdon heshtja për zgjedhjet presidenciale, vazhdon fushata për zgjedhjet parlamentare, tha sot kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) Aleksandar Dashtevski, duke sqaruar se çfarë tha në një deklaratë të fundit.

Lexo po ashtu
Të premten fillon mbledhja e nënshkrimeve për kandidatët për president

“Dua të them në lidhje me një deklaratë timen, dua të saktësoj, duke qenë se fushatat për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare përkojnë, ligji është i qartë se ka një heshtje parazgjedhore për zgjedhjet presidenciale të 22 prillit dhe zgjat deri më 24 prill. Nuk do të përkojë me heshtjen tjetër (për zgjedhjet parlamentare). Le të mos ketë konfuzion. Besoj se ky është shpjegim i mjaftueshëm, sepse më herët në deklaratë nuk kam thënë data për asgjë dhe kjo do të ishte diçka që parashihet në ligj dhe në orar”, tha Dashtevski në seancën e sotme të KSHZ-së.

Zgjedhjet presidenciale do të mbahen më 24 prill, ndërsa fushata fillon më 4 prill dhe zgjat deri më 22 prill kur fillon heshtja për zgjedhjet presidenciale, ndërsa zgjedhjet parlamentare janë më 8 maj, fushata fillon më 18 prill dhe do të zgjasë deri në 6 maj. Gjatë heshtjes për zgjedhjet presidenciale do të zhvillohet fushata elektorale për zgjedhjet parlamentare. Kjo, siç u shpjegua javën e kaluar në KSHZ, është një situatë unike e këtij lloji deri më tani./Telegrafi/

Dashtevski: Gjatë heshtjes për zgjedhjet presidenciale, do të vazhdojë fushata për zgjedhjet parlamentare appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version