Drejtoria e të Ardhurave Publike informon publikun se po kryen aktivitete për përmirësimin e sistemeve të shërbimeve të TVSH-së dhe e-Taksave.

Për shkak të kryerjes së këtyre aktiviteteve, duke filluar nga data 29.08.2024 (e enjte) nga ora 16:30, nuk do të funksionojnë sistemet e shërbimeve e-TVSH dhe e-Taksave. Gjatë kësaj periudhe janë të mundshme edhe ndërprerje në funksionimin e aplikacionit TVSH-Ime.

Pas përfundimit të aktiviteteve, DAP do të informojë menjëherë.

“Apelojmë tek të gjithë përdoruesit e këtyre sistemeve që të kryejnë obligimet e tyre urgjente për shkak të ndërprerjes së paralajmëruar”, thonë nga atje./Telegrafi/

DAP: Për shkak të përmirësimit të sistemit do të ketë ndërprerje të shërbimit “TVSH-ja Ime” appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version