Derisa në pjesë e madhe e nëpunëse luftojnë për paga më të mëdhaja, një pjesë e punëtorëve nuk kanë marrë paga me muaj.
Drejtoria për të Ardhura Publike ka lëshuar vendim për detyrim pagesor për 8432 punëdhës, sepse nuk kanë kryer obligimin e pagave ndaj punëtorëve gjatë 7 muajve të parë të vitit, prej të cilave, pjesa më e madhe nuk i ka paguar punëtorët për një muaj, e disa të tjerë për dy, tre e më tepër muaj.
“Punëdhënësit e kanë për obligim që pas pranimit të vërejtes në afat prej një jave t’i realizojnë pagat, realisht me vullnet të lirë t’i lëshojnë pagat. Në qoftë se nuk e respektojnë obligimin, Drejtoria për të Ardhura Publike vepron sipas rregullës për pagesë të detyruar, të cilën e bëjmë me bllokimin e xhirrollogarive bankare të punëdhënësve”, u shpreh drejtoresha e DAP-it, Elena Petrova.
Shqetësuese për Sindikatën e të punësuarve në drejtoritë, organet gjyqësore dhe shoqatat e qytetarëve të Maqedonisë  është se sipas Drejtorisë për të Ardhura Publike në vendin tonë ka 687351 të punëtorë ndërsa për muaj qershor paga kanë marrë 510899 punëtorë, që do të thotë se 176 mijë të tjerë nuk janë paguar. Sindikata me tre skenare për fatin e mundëshm të këtyre punëtorëve.
“Skenari i parë është se 176 mijë puëntorë nuk kanë marrë paga. Skenari i dytë mund të ishte se kanë marrë paga por në zarfe,  që do të thotë se ekonomia joformale ende mbretëron dhe përkrahet nga punëdhënësit dhe skenari më i zi do të thoshte se 176 mijë nëpunës janë shpërngulur nga shteti, sipas të dhënave të të dyja institucioneve shtetërore”, theksoi Trpe Deanoski nga sindikata e të punësuarve në drejtoritë, organet gjyqësore dhe shoqatat e qytetarëve.
Ndërkohë kryetari i konfederatës së punëdhënësve ka realizuar takim  drejtorin për punësim dhe këshilltarin e qverisë me të cilët ka biseduar për luftimin e ekonomisë joformale në vend, sipas të cilët, kjo çështje mund të rregullohet me ndryshimin në kodin penal, me të cilin do të sanksionoheshin firmat e paregjistruara dhe mosparaqitja e punëtorëve për kontributet.

DAP me informacione, për 8432 punëdhënës ka lëshuar detyrim pagesor appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version