
Drejtoria për të ardhura publike (DAP) u bën thirrje të gjithë obliguesve tatimorë t’ua parashtrojnë dokumentet e nevojshme kontabilistëve dhe me kohë t’i parashtrojnë paraqitjet TVSH-04 për periudhën e kaluar tatimore. Afati i fundit për parashtrim të paraqitjes TVSH-04 është e marta, 25 shkurti.
Sipas DAP-it, deri dje, deri në fund të ditës së punës, nga 7 396 paraqitje e pritura TVSH, janë parashtruar 1 862 që është 25 për qind nga numri i përgjithshëm për këtë periudhë tatimore.
“Kjo tregon se numër i konsiderueshëm i obliguesve ende nuk e kanë përmbushur obligimin e vet ligjor, përkatësosht mbeten të parashtrohen edhe 5 534 paraqitje TVSH-04. Bëjmë thirrje, të gjithë obliguesit tatimorë t’i përmbushin obligimet e veta ligjore me kohë, të evitojnë stresin, dënimet dhe shpenzimet financiare shtesë. Parashtrimi me kohë i paraqitjes TVSH-04 është me rëndësi të jashtëzakonshme për harmonizimin e plotë me rregullat tatimore, mirëmbajtjen e stabilitetit financiar të bizneseve dhe për zhvillim të ekonomisë”, thekson DAP.
Obliguesit tatimorë të cilët kanë nevojë për informata shtesë apo mbështetje mund të drejtohen në [email protected] ose në numrat e telefonit 0800 33 000 dhe 02 3253 200.
DAP: Afati i fundit për paraqitjet TVSH-04 është 25 shkurti, deri dje janë parashtruar vetëm 25 për qind e numrit të përgjithshëm appeared first on Telegrafi.