
Epidemiologu dhe profesori universitar, Dragan Danilovski, kritikoi kolegun e tij, doktorin dhe kryetarin e Shoqatës Shkencore të Maqedonisëe për Autizëm, Vladimir Trajkovski. Sipas Danilovskit, qëndrimet e Trajkovskit për vaksinimin e fëmijëve me autizëm janë kontroverse dhe këtë deklaratë ai e quan skandal.
“Edhe pse asnjë deklaratë nuk është e saktë, nuk ka prind që do ta vaksinojë fëmijën e tyre pasi ta dëgjojë këtë nga goja e kryetarit të “Shoqatës Shkencore të Maqedonisë për Autizëm”! Në 30 sekonda u fshi i gjithë besimi (tashmë i brishtë) i publikut tek vaksinat! “Aferim”, shkruan Danilovski.
Në klipin e shkurtër nga video, Trajkovski thotë:
“Tek fëmijët me autizëm, të jem i sinqertë, sidomos nëse ka të dhëna… prindërit e lidhin dhe janë të sigurt, e sheh që janë shumë të arsimuar dhe kuptojnë diçka, kuptojnë mjekësinë, nuk do të këshilloja vaksinimin e mëtejshëm tek ata fëmijë me autizëm dhe tek të cilët ka dëshmi që ndoshta është shkaku i vaksinës”.
Deklarata e Trajkovskit, siç informon Danilovski, është bërë më 3 prill në një emision televiziv./Telegrafi/
Danilovski: Kryetari i shoqatës shkencore të Maqedonisë për autizëm nuk rekomandon vaksinimin e mëtejshëm të fëmijëve me autizëm appeared first on Telegrafi.