Ish-kryetarja e Këshillit Gjyqësor dhe anëtarja aktuale, Vesna Dameva për të cilën ditë më parë Gjykata Administrative vendosi se duhet të kthehet ne vendin e kryetares së këshillit, sot nuk komentoi vendimin pasi që të njëjtin akoma nuk e ka pranuar.

Lexo po ashtu
Dameva ka ngritur kallëzim penal në Gjykatën Administrative për shkarkimin e saj nga funksioni i kryetares së Këshillit Gjyqësor

Derisa vendimi të pranohet në formë të shkruar, nuk dihet nëse padia e saj është pranuar si e plotë apo gjykata ka sjell vendim të ndarë mbi vendimin e këshillit dhe mbi mënyrën e votimit.

“Në këtë moment nuk mund të prononcohem mbi aktvendimin e Gjykatës Administrative sepse akoma nuk e kam pranuar të njëjtën. Informacionin se është marr një vendim i tillë dje e kam mësuar nga mediat”, tha Dameva për Alsat.

Lexo po ashtu
Vesna Dameva shkarkohet nga posti i kryetares së Këshillit Gjyqësor

Dameva: Nuk di hollësi nga aktgjykimi i Gjykatës Administrative appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version