11 të dyshuarit për shpërdorimin e vauçerëve në Agjencinë e Rinisë dhe Sportit (ARS) u paraqitën para gjykatës për të kundërshtuar masat e kujdesit të propozuara nga Prokuroria Publike.
Në mesin e të dyshuarve janë edhe drejtori aktual dhe ish drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport.
Ata dyshohen se gjatë viteve 2020-2021 dhe 2022 kanë favorizuar klube sportive dhe të njëjtëve i kanë ndarë vauçerë për mbështetje të aktiviteteve në kundërshtim me ligjin, duke çuar kështu dëmin në buxhetin e shtetit mbi 5.7 milion euro.
Kallëzimi penal ndaj tyre ishte iniciuar para dy viteve nga Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit./Alsat/
Dalin para gjykatës të dyshuarit për shpërdorimin e kuponëve në Agjencinë për Rini dhe Sport appeared first on Telegrafi.