Ndërtesa M-NAV është një objekt infrastrukturor kritik që është jashtëzakonisht i rëndësishëm për funksionimin e shtetit, por edhe për sigurinë e trafikut ajror ndërkombëtar. Ndërhyrja në një objekt të tillë është një skandal i sigurisë me përmasa ndërkombëtare për të cilin duhet të bartet përgjegjësi dhe duhet të sanksionohet në mënyrën më të rreptë, thotë ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Naqe Çulev.
“Ngjarja e djeshme, ku një grup i organizuar depërtoi me forcë në objektin e Navigacionit të Maqedonisë (M-NAV) dhe sulmoi fizikisht disa nga punonjësit, flet për mospërfillje të rëndë të protokolleve të sigurisë dhe dështim të institucioneve përgjegjëse për sigurinë. Bëhet fjalë për veprën penale “Rrezikimi i sigurisë së trafikut ajror” për të cilin sipas kodit penal parashikohet dënim me burg nga pesë deri në dhjetë vjet.
I dërgoj mbështetje të fortë, por edhe mirënjohje sindikatës dhe profesionistëve në këtë institucion, të cilët me çmimin e jetës dhe të punës vendosën të vazhdojnë në synimin për të mbrojtur M-NAV dhe sigurinë e qiellit të Maqedonisë”, tha Çulev.
Ai i bëri thirrje Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Prokurorisë Publike që sa më parë të sanksionojnë pjesëmarrësit në ngjarjen e djeshme, ndërsa qeveria të shkarkojë menjëherë menaxhmentin e institucionit, themelues i të cilit është shteti dhe që duhet të funksionojë sipas standardeve evropiane dhe botërore./Telegrafi/
Çulev: Ndërhyrja në M-NAV është skandal i sigurisë ndërkombëtare, për të cilin duhet të ketë përgjegjësi appeared first on Telegrafi.