Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 0,57 % në raport me vendimin e datës 26.8.2024.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 dhe të Vajit Ekstra të Lehtë (EL-1) ulen për 0,50 den/l. Çmimi i shitjes me pakicë i ЕURODIZELIT (D-Е V) nuk ndryshon. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 0,390 den/kg dhe do të jetë 44,780 den/kg.

Nga data 3.9.2024, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 76,50 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 78,50 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 69,50 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 68,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 44,780 (denarë/kilogram).

 

Çmime të reja të derivateve të naftës në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version