Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendim, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht për 0,82 % në raport me vendimin e datës 11.04.2025.
Çmimi i shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS – 95 nuk ndryshon. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS – 98 si dhe të EURODIZEL (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për amvisëri (EL-1) ulen për 0,50 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë të Mazut M-1 SU ulet për 0,716 den/kg dhe tani do të jetë 36,992 den/kg.
Nga data 15.04.2025 nga ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 71,50 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 73,50 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-Е V) 64,00 (denarë/litër)
Vaj për djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL -1) 64,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 36,992 (denarë/kilogram)
Çmime të reja të derivateve të naftës në Maqedoni appeared first on Telegrafi.