Drejtori i Klinikës për Toksikologji, Andon Çibishev, në inervistën për Radio Evropa e Lirë ka deklaruar se disa nga pacientët e Koçanit janë lëshuar tashmë për mjekim shtëpiak.

Ai druan nga komplikime të mundshme më serioze, por thekson se shumë vende kanë ofruar ndihmë mjekësore për pacientët.

“Druaj se mund të paraqiten komplikime më serioze sikurse dëmtimi i memorjes, paaftësia për t`u koncentruar. Edhe për këta kemi plan se si do të trajtohen në të ardhmen. Është folur për këtë në Shtabin e Krizës ku marrin pjesë njerëz të shumë fushave. Ka oferta nga disa vende evropiane që të ndihmojnë në procesin e rehabilitimit afatgjatë, na ofrojnë qëndrimin e pacientëve në qendra të specializuara për rehabilitim në raste të këtilla të helmimin me monoksid karboni”, tha Çibishev.

Çibishev tha se shëndetësia është e lënë pas dore, sipas tij problemi kryesor qëndron tek mungesa e mjeteve financiare por edhe infrastrukturës moderne.

“Shëndetësia një kohë të gjatë është lënë pasdore, është vënë disi në plan të dytë. Shumë gjëra të padëshirueshme ndodhën në shëndetësinë e Maqedonisë që në mënyrë plotësuese ngarkuan situatën edhe ashtu të vështirë. Problemi kryesor në shëndetësinë e Maqedonisë është mungesa e parave, aparaturës moderne dhe infrastrukturës bashkëkohore”, tha ai.

Disa ditë pas tragjedisë në Koçanë, një pjesë e mirë e pacientëve që pësuan kaluan përmes Klinikës për Tosikologji, thotë Çibishev.

Në këtë Klinikë kanë kaluar mbi 40 pacientë, ku një pjesë e tyre për shkak të përkeqësimit ishin transferuar në klinika tjera kurse pjesa tjetër për mjekime jashtë vendit.

 

Çibishev: Vende evropiane ofrojnë ndihmë për rehabilitimin e pacientëve nga Koçani appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version