Ndikimi i zakoneve të këqija të jetesës mund të kontrollohet përmes zbatimit të alternativave më të mira.

Ushqimi i duhur, aktiviteti fizik, gjumi cilësor, mungesa e stresit, shmangia e sheqerit, përdorimi i moderuar i alkoolit, ndërprerja e duhanit, kalimi në alternativa me më pak rrezik, janë vetëm disa nga zakonet që mund të ndikojnë në uljen e numrit të pacientëve dhe të vdekjeve nga sëmundjet jo infektive masive më të zakonshme, siç janë sëmundjet kardiovaskulare, diabeti, problemet respiratore, etj.

Kur flasim për zakonet e këqija të jetesës, duhet të jemi të sinqertë dhe të themi se është shumë e vështirë për të gjithë ne t’i eliminojmë plotësisht nga jeta jonë. Konsumimi i ushqimeve të pasura me yndyrna dhe sheqerna, pirja e duhanit, kalimi i shumë kohës në rrjetet sociale, konsumimi i alkoolit… nuk sigurojnë vetëm një ndjenjë individuale kënaqësie, por efektin e tyre e forcojnë edhe disa zakone sociale, respektivisht ritualet që janë pjesë e pandashme e “kënaqësisë”. Kjo padyshim e vështirëson qëllimin tonë për t’i “hequr” ato përgjithmonë nga përditshmëria. Për një gjë të tillë është e nevojshme një disiplinë e fortë dhe përkushtim, madje edhe krijimi i modeleve të reja të sjelljes. Këto janë arsyet pse shumica e njerëzve heqin dorë nga ndryshimet ose as që përpiqen.

Zgjidhja qëndron në përdorimin e alternativave më pak të dëmshme

Nëse dëmi tashmë është shkaktuar nga një zakon i dëmshëm, do të ishte ideale të ndërmerren masa për eliminimin e plotë të këtij zakoni, dhe nëse për ndonjë arsye kjo nuk është e mundur, mund të konsiderohet se, në konsultim me një ekspert, dëmi reduktohet duke adoptuar një model alternativ, më pak të dëmshëm, në përputhje me faktet dhe provat shkencore ekzistuese.

Shkenca moderne dhe mjekësia kanë njohur zgjidhjen për “sfidat” e lartpërmendura në parimin global të “reduktimit të dëmeve”, i cili bazohet në parimin e qëndrueshmërisë dhe efikasitetit, me qëllim mbrojtjen e vazhdueshme të shëndetit tonë. Në këtë rast, qëndrueshmëria nënkupton zbatimin e teknikave dhe metodave të mbrojtjes shëndetësore që janë reale nga pikëpamja e pranueshmërisë në jetën e përditshme dhe për një periudhë të gjatë kohore. Kjo rrit shanset për sukses. Këtu arrijmë te thelbi i konceptit të reduktimit të dëmeve, respektivisht zbatimi i alternativave me më pak rrezik në një situatë kur nuk mund të eliminojmë plotësisht sjelljen që është e dëmshme për shëndetin tonë.

Shkenca dhe teknologjitë e reja si aleatë në mbrojtjen e shëndetit

Përparimi i shkencës dhe teknologjisë u ka mundësuar shoqërive të reduktojnë efektet dhe rreziqet e dëmshme të disa sjelljeve. Reduktimi i dëmit nuk është më i mirë se ndërprerja ose ndryshimi i plotë, por është më mirë sesa vazhdimi i sjelljes fillestare. Kjo nënkupton një qasje pragmatike dhe racionale, të bazuar në kërkime shkencore dhe prova. Njerëzit në mbarë botën po i kushtojnë gjithnjë e më shumë vëmendje dhe po i zbatojnë këto zgjidhje në aspekte të ndryshme të jetës. Bazuar në informacionet e verifikuara dhe falë inovacioneve, zgjidhjeve shkencore dhe teknologjike në dispozicion, individi sot mund të përmirësojë sjelljen e tij dhe të zgjedhë opsione më të mira ose më pak të dëmshme për veten ose për mjedisin e tij. Pikërisht kjo është thelbi i këtij koncepti që u ndihmon njerëzve, në mbarë planetin, të bëjnë ndryshime në nivel individual që do të përmirësojnë ndjeshëm jetën e tyre dhe do të ndikojnë pozitivisht në shëndetin e tyre.

Çfarë është “reduktimi i dëmeve” dhe si mund të ndihmojë appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version