Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari është deklaruar në lidhje me çështjen se kujt i takojnë vulat e Aleancës për Shqiptarët.
Ai në një postim në facebook shkruan se “Nëse dikush mendon se partia është pronë private apo e trashëgueshme e ka gabim”.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i ish-partiakes së tij, tashmë deputetes nga Fronti Europian, Ilire Dauti e cila në Facebook shkruan se partia nuk shërben as për te krijuar prona e për ta kthyër në shërbim të Mickoskit.
Statusi i plotë:
“Nëse dikush mendon se partia shërben për të krijuar pronë private (shtëpi, vila e të ngjashme) e për ta shndërruar nga parti për Shqiptarët në për Mickoskin e ka dyfish gabim!”, shkruan Dauti. /Telegrafi
Çështja se kujt i takojnë vulat e Aleancës për Shqiptarët, përplas Arben Taravarin dhe Ilire Dautin appeared first on Telegrafi.