Deputeti i LSDM-së dhe ish-zv. kryeministri, Fatmir Bytyqi shfuqizimi i përkatësisë etnike është hap drejt prishjes së harmonisë ndëretnike.

“Krejt kjo në fakt të tregon se e ardhmja do të jetë shumë sfiduese për vendin dhe jo shumë optimiste”, tha në “Daily Click” Fatmir Bytyqi duke duke komentuar vendimet e fundit të Gjykatës Kushtetuese.

Bytyqi thotë se përfaqësimi i drejtë dhe adekuat është një prej themeleve dhe parimeve bazë në Kushtetutë.

“Është një hap drejt prishjes së harmonisë ndëretnike në vend, por edhe është kundër themeleve bazë të Kushtetutës, dmth përfaqësimi i drejtë dhe adekuat është një prej themeleve dhe parimeve bazë në Kushtetutë. S’mund të shfuqizoni një mjet një mekanizëm kur në Kushtetutë thotë që duhet ta kesh një gjë të tillë”, deklaroi Bytyqi.

Bytyqi thotë se Maqedonia e Veriut nuk humb asgjë me përdorimin e gjuhës shqipe që siç tha, përderisa në Kuvend mund ta flasësh atë. Bytyqi shtoi se, shqipja duhet përdorur edhe në uniformat e policisë, në para por edhe në gjykata.

“Mendoj se përdorimi i gjuhës shqipe duhet të jetë adekuat siç është përdorimi i gjuhës maqedonase në të gjitha institucionet. Nuk humb ky shtet asgjë nga përdorimi i gjuhës shqipe derisa në institucionin më të lartë, që është parlamenti, mund të flasësh në gjuhën shqipe… Mendoj se nuk duhet të kthehemi në diskutime nacionaliste se kush është më patriot se tjetri për ta bërë vendin por duhet të bëhet secili patriot më i madh se tjetri për të kontribuar në këtë vend të përbashkët”, shtoi Bytyqi.

 

Bytyqi: Shfuqizimi i përkatësisë etnike është hap drejt prishjes së harmonisë ndëretnike appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version