“Amendamenti i buxhetit të shtetit për vitin 2025, i propozuar nga deputetët e LSDM-së, me të cilin duhet të sigurohen 50 milionë denarë për blerjen e autobusëve ekologjikë, të cilët duhet t’u shpërndahen komunave me transport publik të organizuar, është refuzuar nga zëvendësministri i Financave dhe deputetët e OBRM-PDUKM-së në Komisionin parlamentar për financim dhe buxhet”.

Këtë e tha deputeti i LSDM-së, Fatmir Bytyqi, në seancën pas diskutimit, duke thënë se në buxhet nuk parashikohen mjete për blerjen e autobusëve ekologjikë, gjë që ishte arsyetimi i qeverisë për refuzimin e amendamentit.

“Mësimi bazë në krijimin e buxhetit është të kesh anën e të ardhurave dhe shpenzimeve, nëse nuk ka para në anën e të ardhurave, nuk mund të ketë shpenzime në anën e dalurave. Ju thoni se po kërkojmë të blejmë 120 autobusë, por nuk keni buxhet, si 35 milionët për Universitetin “Nënë Tereza” që i gjetët në seancën e qeverisë, ndërsa në buxhet mezi parashihen 100 mijë euro”, tha Bytyqi.

Ai theksoi se sot ata gjashtë autobusë ekologjikë që u morën si donacion sot nga BE, kanë qenë në program para pesë viteve./Telegrafi/

Bytyqi: OBRM-PDUKM refuzoi amendamentin për blerjen e autobusëve ekologjik appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version