Zv. kryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi thotë se Inspektorati Shtetëror i Tregut është në terren dhe në momentin që do të marrim raportin dhe të shikojmë se cilat çmime të produkteve janë rritur do të reagohet publikisht, veçanërisht nëse kjo bëhet në mënyrë të organizuar.
I pyetur se a mund të ngritet procedurë, Bytyqi tha se përveç atyre që kryejnë funksionë, edhe të gjithë qytetarët e tjerë në vend do të mund të paraqesin procedurë.
“E kam bërë një herë, nuk po e bëj për të treguar çfarë dhe si, por për të zgjidhur problemin. Në këtë moment do t’i referohem dy strukturave. Deputetëve në Kuvend, të miratohet Ligji për praktika të padrejta tregtare, sepse besoj se në atë mënyrë do ta zgjidhim institucionalisht problemin e mundësisë së rritjes së çmimeve që nuk janë të tregtueshme”, tha Bytyqi.
Ai vlerëson se përvojat nga vendet e tjera tregojnë se Komisioni për mbrojtje nga konkurrencës më e mirë dhe nuk lejon hapësirë për ngritjen e çmimeve në mënyrë të organizuar, jashtë asaj çka është e logjikshme./Telegrafi/
Bytyqi: Inspektorati i tregut është në terren, nevojitet miratimi i ligjit për tregti appeared first on Telegrafi.