Qeveria shpenzon para për panele që u shpjegojnë qytetarëve dhe kompanive se sa do të përfitojë vendi nga anëtarësimi në Bashkimin Evropian, por nuk thotë se sa është shuma. Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, i pyetur se sa kanë paguar për panelin e sotëm me titull “Beneficionet ekonomike nga integrimi në BE për kompanitë dhe qytetarët në Maqedoninë e Veriut”, në vend që të thonë shumën e shpenzuar bëri një krahasim me një projekt nga “Shkupi 2014”.

“Më besoni kushton shumë më pak se çdo shelg që është këtu në Vardar, të cilët janë tharë”, tha zëvendëskryeministri Bytyqi.

Ai beson se panelet që diskutojnë përfitimet që vendi do të kishte nga anëtarësimi në BE nevojiten për të dalluar lajmet reale nga ato të rreme.

“Unë besoj se jo çdo bartës i një posti publik është i detyruar të informojë qytetarët në mënyrë adekuate, të drejtë. Ne jetojmë në një epokë ku kemi një inflacion të informacionit të vërtetë dhe të saktë në krahasim me atë të rremë. Kjo fushatë e nisur është, siç tingëllon, ‘më afër se kurrë’ për të folur për Bashkimin Evropian dhe të ardhmen evropiane dhe për t’u paraqitur qytetarëve pasqyrën reale të asaj që po humbasim dhe çfarë mund të kemi në krahasim me atë që ne a po humbasim në këtë moment ndaj faktorëve të paarsyeshëm në shoqëri. Është detyrimi ynë dhe do ta bëjmë çdo ditë, asgjë më shumë”, thotë zëvendëskryeministrja Bytyqi.

Paneli i sotëm është pjesë e fushatës së Qeverisë, “E ardhmja evropiane, më afër se kurrë”, e cila synon të nxjerrë në pah përfitimet e procesit të integrimit evropian dhe anëtarësimit në BE – për qytetarët, por edhe të mundësojë një kuptim më të mirë të reformave që lidhen me integrimin evropian. /Telergafi/

Bytyqi i krahason shpenzimet për panelet Evropiane me projektin e ‘Shkupi 2014, duke thënë se kushtojnë shumë më pak appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version