Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka përshëndetur miratimin e raportit të raportueses për Kosovën në Këshillin e Evropës, Dora Bakoyani, lidhur me pranimin e mundshëm të Kosovës në këtë institucion evropian.
“Kam kënaqësinë të mirëpres vendimin e sotëm të Komisionit Politik të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për të ftuar Kosovën që të bëhet anëtare. Votimi i suksesshëm ka rezultuar me 31 vota “pro” dhe katër “kundër”, ka raportuar Osmani në Rrjetin Social “X”.
Ai shtoi se uron që sesioni i prillit i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës të jetë hapi i fundit për procesin e anëtarësimit të Kosovës në atë institucion evropian./Telegrafi/
Glad to welcome today’s decision of @PACE_Political to invite #Kosovo to become @coe member.
Successful voting resulted with 31 YES, 4 NO.
We wish April session of the Parliamentary Assembly of #CouncilofEurope to be last step for Kosovo’s membership process
— Bujar Osmani (@Bujar_O) March 27, 2024
Bujar Osmani pret që Kosova të pranohet në Këshillin e Evropës në prill appeared first on Telegrafi.