“Keqpërdorimet që janë në kompanitë shtetërore energjetike gjatë qeverisë së kaluara janë krime shumë më serioze se sa ato që aktualisht po heton Prokuroria Publike”, thotë ministrja e Energjetikës, Sanja Bozhinovska.
Bozhinovska në një intervistë për Radion Evropa e Lirë tha se janë shpenzuar rreth 400 milionë euro për furnizim të energjisë.
Për këtë, Bozhinovksa theksoi se, ka biseduar me Revizorin Shtetërore dhe ka kërkuar që këtë vit, të gjithë objektet energjetike të përfshihen në revizion.
“Folëm për ato që ka ndodhur në MEPSO, KME Manastir, ka informata për shembull se, rreth 400 milionë euro janë harxhuar për furnizim të energjisë elektrike. Për rastin aditiv gjithashtu kam pasur njohuri, edhe pse është 6,5 milionë euro. Megjithatë, është mirë që filloi prej diku. Shpresoj se ky nuk do të jetë vetëm një rast, nga mediat kuptova për këto gjashtë të tjera. E përshëndes punën e tyre dhe shpresoj se, do të ketë epilog gjyqësor për gjithë këto parregullësi”, tha Bozhinovska.
Ajo paralajmëroi edhe ligj të ri të energjetikës, i cili mes tjerash, do të përfshijë edhe ndryshime në aspektin e institucioneve që do të mbulojnë kompanitë shtetërore energjetike.
“Po punojmë në ligjin e ri të energjetikës dhe me ligjin e ri të energjetikës MEPSO do të përfshihet nën ombrellën e ministrisë, që mendoj se, është e natyrshme dhe normale. Me atë që, duhet të kemi kujdes se, SHA EMV do të mbetet nën Qeverinë, MEPSO do të jetë nën Ministrinë e Energjetikës. Sepse, nuk mund të jenë nën të njëjtën ministri edhe prodhimi edhe distribuimi. Do të thotë, kjo është në përputhje me Rregullativat evropiane”, deklaroi ministrja Bozhinovska.
Bozhinovska: MEPSO nën ministrinë për energjetikë, ndërsa SHA EMV mbetet nën Qeverinë appeared first on Telegrafi.