Ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale Sanja Bozhinovska mori pjesë në takimin ministror në kuadër të samitit të klimës COP29 në Baku, Azerbajxhan, ku konfirmoi pjesëmarrjen aktive të vendit dhe mbështetjen për dy iniciativa kryesore: : COP29 Green Energy Pledge: Green Energy Zones and Corridors и COP29 Global Energy Storage and Grids Pledge.
Siç njoftojnë sot nga Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, takimi ministror për iniciativat energjetike të COP29 është një nga ngjarjet kryesore të ditës së energjisë të samitit të klimës në Baku të Azerbajxhanit. Ky takim, i cili organizohet nga presidenca COP29 e Azerbajxhanit në bashkëpunim me UNIDO, Komisionin Ekonomik të OKB-së për Evropën (UNECE), Bankën Aziatike të Investimeve në Infrastrukturë (AIIB), Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë së Rinovueshme (IRENA) dhe partnerë të tjerë të rëndësishëm ndërkombëtarë, synon të nisë nisma të rëndësishme globale të energjisë: Korridoret dhe Zonat e Energjisë së Gjelbër, Iniciativa Globale për Ruajtjen e Energjisë dhe Rrjetet e Energjisë.
Në këtë ngjarje marrin pjesë përfaqësues të lartë nga qeveritë e vendeve pjesëmarrëse, përfshirë ministren Sanja Bozhinovska, si dhe përfaqësues nga sektori privat, institucionet financiare ndërkombëtare, donatorët kryesorë dhe organizatat filantropike. Takimi paraqet një mundësi për mobilizimin global të mbështetjes dhe financimit për inovacionin në sektorin e energjisë, me theks në sistemet energjetike rezistente ndaj klimës dhe lidhjen e tregjeve të energjisë në nivel global.
Këto iniciativa, siç u tha, janë me rëndësi jetike për transformimin energjetik rajonal dhe Maqedonia është e përkushtuar për zbatimin e tyre.
“Në kuadrin e nismës së “Green Energy Pledge”, vendet do të bashkëpunojnë për të krijuar korridore dhe zona të energjisë së gjelbër. Këto korridore do të integrojnë burimet e rinovueshme në rrjetet kombëtare dhe rajonale të energjisë elektrike, duke nxitur stabilitetin e energjisë, rritjen e qëndrueshme ekonomike dhe vende të reja pune, duke reduktuar njëkohësisht emetimet e gazeve serrë. Maqedonia, përmes Strategjisë për Energji deri në vitin 2040 dhe Planit Nacional për Energji dhe Klimë, tashmë është duke punuar në rritjen e kapaciteteve për burime të ripërtëritshme të energjisë, si dhe në krijimin e infrastrukturës për zonat e gjelbra dhe parqet industriale që përdorin energji të ripërtëritshme”, thuhet nënjoftim./Telegrafi/
Bozhinovska: Mbështesim iniciativat për korridoret e energjisë së gjelbër dhe ruajtjen e energjisë appeared first on Telegrafi.