Ministrja e Energjetikës, Sanja Bozhinovska, pohon se ka vetëm nënshtetësi maqedonase dhe çeke dhe se aktualisht nuk ka dokument të vlefshëm udhëtimi bullgar apo dokument identifikimi. Në njoftimin e dërguar nga Ministria e Energjisë, thuhet se Bozhinovska ka kërkuar lirimin e shtetësisë bullgare më 14 shtator të vitit të kaluar.
“Fatkeqësisht, aktorë të caktuar nga Bullgaria, të cilët nuk janë të interesuar të ndërtojnë marrëdhënie të mira fqinjësore ndërmjet Maqedonisë dhe Bullgarisë për të kapërcyer pengesat për anëtarësimin tonë në Bashkimin Evropian, në vend të kulturës së dialogut, po e keqpërdorin situatën.
Shtetësia që ajo posedonte në të kaluarën është marrë për arsye ekonomike, siç e kanë bërë shumë qytetarë të Maqedonisë, e jo siç duan ta shtrembërojnë disa aktorë të vërtetën se është për arsye kombëtare”, thuhet në deklaratën dërguar AIM-së.
Media bullgare “BGNES” raportoi se në tetor 2004, Bozhinovska nënshkroi me dorën e saj se ishte me origjinë bullgare gjatë aplikimit për shtetësi bullgare. Agjencia bullgare publikoi gjithashtu një dokument që pretendon se është një deklaratë e nënshkruar nga Bozhinovska.
Kjo ishte edhe tema e seancës së sotme të Kuvendit kushtuar pyetjeve parlamentare, në të cilën kryeministri Hristijan Mickoski tha se Bozhinovska është maqedonase më e madhe se të gjithë./Telegrafi/
Bozhinovska: Kam vetëm shtetësi maqedonase dhe çeke, nuk kam dokumente të vlefshme bullgare appeared first on Telegrafi.