Bordi Mbikqyrës i M-NAV mbetet pa asnjë shqiptar, ndërsa në Bordin Drejtues është vetëm një.

Kjo erdhi pas vendimeve të fundit nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

Anëtari i vetëm shqiptar që ishte në Bordin Mbikëqyrës, Edmond Kaliqi u shkarkua dhe në vend të tij u vendos Millorad Millanoviq.

“Deri më 1 tetor 2024 në Këshillin Drejtues kemi pasur 2 shqiptarë dhe 1 maqedonas, ndërsa në Bordin mbikëqyrës kemi pasur 1 shqiptarë dhe 2 maqedonas. Tani proporcioni në Këshillin mbikëqyrës janë 3 maqedonas, ndërsa në këshillin drejtues 2 maqedonas dhe 1 shqiptar”, tha Edmond Kaliqi.

Përveç se Bordi mbikëqyrës mbeti pa asnjë shqiptar, Kaliqi thotë po ashtu se shkarkimi i tij nga Qeveria është joligjor, për shkak se ai ka mandat katërvjeçar, i cili ende nuk i ka përfunduar sepse ai detyrën e ka marrë në dhjetor 2023.

“Më 1 tetor 2024 u soll vendim nga kjo qeveri tani, që unë që e kryeja detyrën si anëtar i Bordit mbikëqyrës prej dhjetorit 2023 të shlyhet emri im dhe në mënyrë të paligjshme, edhe pse unë kam mandat katëvjeçar, sepse unë në këtë pozitë s’jam propozuar nga qeveria por nga sindikatat e kompanisë, unë isha i vetmi që në atë kohë i plotësoja kushtet, ku kandidova, u pranua kandidimi dhe më emëruan”, deklaroi Kaliqi për Tv21.

Ky skenar Kaliqi thotë se i ka ndodhur edhe në vitin 2017-të, nga po i njëjti person, Millorad Millanoviq.

Përndryshe ditë më parë nga M-NAV njoftuan se Bordi Mbikëqyrës i M-NAV, pra bordi nga i cili është shkarkuar Kaliqi, ka zgjedhur Bordin drejtues me anëtarë Vlladimir Risteskin, Kliment Çepunjoskin dhe Buran Alitin.

Vlladimir Risteski u zgjodh edhe kryetar i Bordit Drejtues dhe Drejtor ekzekutiv të Sektorit të Navigacionit të Aviacionit në M-NAV, me mandat 4 vjeçar.

Në njoftim shkruhej se Bordi i ri drejtues do të punojë për rritjen e efikasitetit dhe performancës së Kompanisë dhe zbatimin e projekteve strategjike të vonuara.

Prioritet, siç shkruhet, është zbatimi i komunikacionit ajror të sigurt dhe të rregullt, në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare të aviacionit, praktikat e rekomanduara dhe procedurat e shërbimit.

Bordi Mbikqyrës i M-NAV mbetet pa asnjë shqiptar, në vend të Edmond Kaliqit emërohet Millorad Millanoviq appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version