Bora Abdullahi është e ftuara jonë e radhës në emisionin TMkids.

Vajza gjashtë vjeçare e cila tashmë ka filluar klasën e parë, ndau me ne emocionet e saja të para si filloriste.

Ajo tha se ka shumë shokë e shoqe me të cilët kalon kohën, madje tregoi se tashmë e ka obligim që të mësoj, të jetë një nxënëse shembullore dhe të korr gjithnjë suksese.

Bora e ka pasion te vishet bukur, ndërsa ngjyra e kuqë është e preferuara e saj në garderobë dhe jo vetëm.

Ajo ka profesion të preferuar mësuesinë, pasi i pëlqen të merret me nxënës dhe të edukojë brezat e ardhshëm, ndërsa një profesion që nuk e ka në qejf është artiste, sepse siç tha ajo nuk e pëlqen famën dhe punën që bëjnë artistët, por megjithatë Dafina Zeqiri është artistja e saj e preferuar.

Bora tha se dhuratë të preferuar ka një iPad që e kishte dhuratë nga prindërit e saj.

Për fund, Bora tha se nëse një ditë do të bëhej presidente e vendit, do të dhuronte pajisje shkollore dhe lodra për të gjithë fëmijët.

Rrëfimi i plotë i Borës:

Bora Abdullahi në TMkids, vajza e urtë dhe e sjellshme që e sheh veten mësuese të ardhshme appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version