Zëvendësministri plotësues i Punëve të Brendshme, Mitko Bojmacaliev, njoftoi se financat për bonus pagën e policëve janë siguruar, por nuk janë paguar për shkak të zgjedhjeve të shpallura.
Ai theksoi se pas përfundimit të Qeverisë Teknike, do të nisë procedura për mbledhjen e të dhënave dhe pagesën e bonus pagës deri në vitin 2017, ndërsa nga viti 2017 e njëjta po paguhet.
“Po dëgjojnë zërin e të punësuarve, kështu që iniciativa e Sindikatës së Policisë së Maqedonisë ka përfunduar që nga nëntori i vitit 2023. Është formuar grupi i punës për kolegët që janë në turnin e natës për të marrë kompensim në të holla në vend të ushqimit”, tha Bojmacaliev.
Këto deklata zëvëndesministri i bëri nga Velesi, ku realizoi vizitë pune në SPB Veles dhe kishte takim me udhëheqësinë e këtij njësiti organizativ.
Bojmacaliev: Pagat plus për policët do të ndahen pas zgjedhjeve appeared first on Telegrafi.