Shtatë vjeçari Bojken Alushi është i ftuari jonë i radhës në emisionin TMkids në Telegrafi Maqedoni.
Bojkeni ndonëse e kishte paraqitjen e parë në media, u tregua shumë bashkëpunues me të gjithë ne, duke u përgjigjur në të gjitha pyetjet e parashtruara nga gazetari.
Ai është nxënës shembullor që pëlqen lëndën e gjuhës shqipe, mirëpo jo edhe aq matematikën, pasi siç tha ai I duket disi lënde e ngarkuar me numra dhe detyra.
Përveç shkollës, Bojkeni kohën e tij të lirë e kalonte dhe me shoqëri e madje dhe me kursin e notit të cilin e praktikonte tashmë një kohë.
I pëlqen futbolli dhe muzika, mirëpo një pasion të veçantë e ka për veturat e shtrenjta, e natyrisht qe e preferuara e tij ngelet modeli “Rolls Royce”.
Bojkeni thotë se po të kishte shumë para, do të ndihmontë të gjithë njerëzit pa dallim, do të dhurontë shtëpija për ata që kanë nevojë, ushqim e poashtu dhe mjete shkollore falas për nxënësit.
Ai tregoi ndër të tjera dhe lidhshmërinë që ka me nënën e tij, e për gatimet e nënës tha se më tepër i pëlqen kur i pergadit pasta.
Shumëçka interesante për jetën e tij rrëfeu në TMkids Bojkeni, ndaj rrëfimin e tij mund ta ndiqni në linkun e lartë vendosur. /Telegrafi
Bojken Alushi në TMkids, djaloshi energjik me shumë dëshira dhe pasione appeared first on Telegrafi.