Sindikata e Pavarur e Punonjësve Shendetësor (SPPSH) dhe Shoqata e Mjekëve Privatë (SHMP) kanë kërkuar që prioriteti i qeverisë së re të jenë punonjësit në shëndetësinë publike, të cilët prej më shumë se pesë vitesh punojnë pa sigurime shëndetësore dhe pensionale. Në një konferencë për media, kryetari i SPPSH-së, Bobby Bojçevski, së bashku me kryetaren e SHMP-së, Lilija Çolakova, kanë nënvizuar nevojën urgjente për zgjidhjen e kësaj çështjeje për të parandaluar një eksod të mundshëm të 1000 deri në 2000 punëtorëve.
Bojçevski ka theksuar se pritjet janë që me emërimin e ministrit të ri të Shëndetësisë, të zgjidhen këto probleme të rendit të punonjësve të shëndetësisë publike. Ai ka vënë në dukje se është e turpshme që punonjësit me një eksperiencë pune prej më shumë se 5 vjet dhe me një pagë mujore prej 21.700 denarë, mbajnë përgjegjësi të mëdha si drejtimin e departamenteve të ndryshme si mjekësia primare, vaksinimi dhe laboratorët.
Në këtë konferencë u promovuan edhe kryetarët e rinj të sindikatave të Qendrës Klinike “Nënë Tereza” dhe GOB “8 Shtatori”, Meto Trajanovski dhe Slobodan Aleksiq, të cilët zëvendësojnë paraardhësit e tyre që tani janë të angazhuar në klinikën private “Ajibadem Sistina”.
Bojçevski: Prioritet i qeverisë së re duhet të jenë punëtorët shëndetësorë që janë pa sigurim shëndetësor appeared first on Telegrafi.