Nuk heqim dorë nga ideja për inicim të ndryshimeve ligjore për marrjen e ingerencave të kryetares së Qytetit të Shkupit. Kështu thotë kryetari i Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale, Orce Gjorgjievski. Shpëtimi i vetëm i Shkupit, për momentin, sipas tij është dorëheqja e Danella Arsovskas.
Orce Gjorgjievski, kryetari i Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale
“Ne si kryetarë komunash do të jemi iniciatorë që kjo të kthehet në praktikë. Kjo nuk mund të lejohet të ndodh edhe më tej. Ne jemi të gatshëm që si grup të inicojmë edhe ndryshime në ligj në qoftë se është e nevojshme për tu mundësuar kushte më të mira për funksionimin e të gjithë shkupjanëve”.
Ndryshimet ligjore do ti mbështeste edhe ministri i Vetëqeverisjes lokale Zllatko Perinski, vetëm që siç tha, të zgjidhen problemet e qytetarëve të Shkupit.
Zllatko Perinski, ministri i Vetëqeverisjes lokale
“Ne kërkojmë zgjidhje të menjëhershme sepse jashtë është 40 gradë, kurse Shkupi është mbuluar me mbeturina. Për ta rregulluar këtë pas denoncimit të kryetarëve të komunave, më besoni do kohë. Prandaj, apelojmë si Qeveri, përse pjesa e sistemit të funksionimit të Qytetit të Shkupit është menaxhmenti dhe Këshilli-aty mundet shumë thjeshtë dhe shpejtë të zgjidhen të gjitha problemet që po i përjetojmë ne si shkupjanë”.
Një ditë më parë në Këshillin e Qytetit të Shkupit këshilltarët votuan propozim-vendimin për dhënien e pëlqimit për Programin për aktivitete shtesë të Ndërmarrjes Publike “Higjiena Komunale – Shkup” në fushën e pastërtisë publike të zonës së qytetit për periudhën nga 1 shtatori deri më 31 dhjetor të këtij viti. Kurse nuk u votuan projekti për autobusa të rinjë, dhe as për transport të shpejtë publik.
Kryetarët e komunave të Shkupit para disa ditësh kërkuan marrjen e ingerencave të Qytetit të Shkupit, për Ndërmarrjet Publike “Higjiena komunale” dhe “Parqe dhe gjelbërim”. /Shenja
BNJVL këmbëngul që t’i merren kompetencat Danella Arsovskës appeared first on Telegrafi.