Blerim Sejdiu nga VLEN në Daily Click në TV21 tha se është i bindur se qeveria OBRM-PDUKM-VLEN do t’i realizojë ndryshimet kushtetuese. Sejdiu tha se kjo do të ndodhë pas formimit të qeverisë.

“Ndryshimet kushtetuese do të ndodhin patjetër, do të thotë nuk ka mundësi të mos ndodhin. Ajo çështje është e kryer dhe është e marur vesh, ka dakordësi për atë pjesë”, theksoi mes tjerash Sejdiu.

Kreshnik Bekteshi nga Fronti Europian e pyeti Blerim Sjediu nga VLEN nëse pajtohen me OBRM-PDUKM-në për huamarrjen prej 1 miliard eurove, që është pjesë e premtimit elektoral të OBRM-PDUKM-së. Bekteshi pyeti Sejdiun nëse këto para do të sigurohen nga Hungaria dhe Sllovakia, Sejdiu u përgjigj se do t’i marrin prej Ali Ahmetit.

“Ne kemi strategji të saktë dhe të qartë se si do të arrijmë deri te ata 1 miliard, unë thash, një pjesë do të ia marrim Ali Ahmetit dhe një pjesë tjetër do e marrim nga shtetet e Unionit Europian dhe do të arrijmë te 1 miliardëshi, do të bëhen më shumë se 1 miliard, Ali Ahmeti vet i ka 1 miliard”, theksoi Sejdiu.

Blerim Sejdiu: Ndryshimet kushtetuese do të ndodhin appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version