Nuk ka vend për rritje të çmimit të energjisë termike për qytetarët. Në asnjë rast nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë termike për amvisëritë, mund të ketë vetëm ulje, theksoi sot kryetari i KRRE-së, Marko Bislimoski.

“Do të ketë subvencione apo jo, vendimin do ta marrim gjatë muajit qershor. Ne mund të kishim marrë vendime populiste edhe tani kur e ulëm çmimin për jo amvisëritë, por vendosëm që konsumatorët të cilët nuk u subvencionuan asnjëherë gjatë krizës energjetike, para së gjithash t’i ndihmojmë”, tha Bislimoski në një konferencë për media.

Lidhur me njoftimet e partive të caktuara se do të hiqen vendime të caktuara dhe do të merren vendime për qytetarët, Bislimoski tha se vendimet për çmimet e bartjes së energjisë elektrike, sistemet tarifore për distribuim dhe për transmisionin, sistemi tarifor për furnizuesin universal, janë bërë vetëm nga KRRE.

“Asnjëra parti nuk ka vendosur tarifë të lirë, as njëra parti nuk mund ta anulojë tarifën, këtë mund ta bëjë vetëm KRRE”, shtoi Bislimovski./Telegrafi/

Bislimoski: Nuk do të ketë rritje të çmimit të ngrohjes appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version